'Qiell në Tokë' painting exhibition


Nëse do mundim të kalojmë shtegun, na duhet më parë të përshkrojmë një rreze të hollë e të brishtë.
Pasi kalon me kujdes në atë fije delikate, në mbërritje do të shfaqet rehatija e paqtë e një fushe të gjërë.
Është një ndjesi e dlirë, ku vetë drita përçon fuqi dhe dëshirë për të qënë prezent, e gjatë gjithë lëvizjes ti përmbushesh, hap kraharorin dhe merr frymë lirisht ".
Për të rinisur udhëtimin e për t'iu drejtuar kordinatave është njësoj sikur të mbash
vesh e të dëgjosh trokitjen e kohës së brendshme.
- Dëgjohet qetësia e natyrës. Ajo flet në heshtje, e me ëndje të skajshme udhëzon :
" Përpara udhës
Arratisja me ëndje,
Me ëndje në skaje
Udha për tu nisur,
Në prirje të lindjes
Në skaje me ëndje.
Elsa Paja / Fatma Paja / Natasha Paja
Janë tre motra të lindura dhe rritura në Belsh të Elbasanit. Momentalisht jetojnë dhe punojnë në Tiranë. Puna e tyre i drejtohet disa mediumeve të artit pamor si pikturë, fotografi dhe dizajn. Duke mos e toleruar realitetin e padrejtë, shpeshherë janë bërë pjesë e kauzave politike dhe sociale në vend. Ato kanë marrë pjesë në disa ekspozita kolektive brenda dhe jashtë vendit.
Kjo ekspozitë vjen si një përmbledhje nga disa punime në pikturë dhe skica të realizuara përgjatë udhëtimeve.
Përtej lidhjes së gjakut midis motrave jeton një habitat që i ngjan marrëdhënies simbiotike. Kjo sjellje na shfaqet njësoj edhe nga bashkëjetesa me natyrën, si nevojën për tu bërë njësh me të.
Në disa momente hapsira e peisazhit na dëshmon një ndjenjë idilike, të gjërë për nga shtrirja horizontale, në thelb universale.
Mbi këtë kontekst universal peshohen disa nga ballafaqimet që ka njeriu me natyrën:
"Soditja krijon një urë lidhëse sepse të fal kënaqësi, ajo harmonizon.
Në aspektin e përvojës ajo mund të trazoj një botë të brendshme, si për të evidentuar brenda ngjërgjegjes gjurmë nga një e vërtetë sublime". Natyra është kryefjala e imazhit në tërësi, sepse ajo të përcakton thelbin.
Në rrjedhë të këtyra ujrave kthjellet edhe nevoja e brendshme e artisteve për ta bashkangjitur aktin piktoresk në një studio pa mure e të lirë.
Nga ana tjetër piktura e tyre fakton si një ditar autobiografik të imazhit gjatë udhës, brenda tokës së tyre të brendshme, apo pranë intimitetit familjar, i cili qartëson nevojën humane të njeriut.
Shoqëria jonë po shkon drejt evidentimit të disa lëvizjeve që e largojnë njeriun me natyrën, dhe kjo nuk është pasojë e ndonjë evolimi, por e një harrese larg kujtesës. Prandaj piktura e artisteve ka një rëndësi të veçantë, sepse ajo mund të funksionojë veçmas për gjithsecilin duke zgjuar brenda një ndjenjë të lirë dhe pa konvencionin e kohës.
Si pasoje shëmbëlltyra e tyre kap një lëvizje në vertikalitet dhe si e tillë ajo i drejtohet njeriut.
Qiell në Tokë përmbush një unitet.
Mirjana Meçaj
'Qiell në Tokë' painting exhibition
Published:

'Qiell në Tokë' painting exhibition

Çaste nga ekspozita 'Qiell në Tokë'. Nëse do mundim të kalojmë shtegun, na duhet më parë të përshkrojmë një rreze të hollë e të brishtë. Pasi ka Read More

Published: